fbpx

Lëkunden serish shifrat në Itali, ja ç’ndodhi 24 orët e fundit

36f4d5a60202b0145809dd4ebffc4cb0_L.jpg

Italia ende nuk po sheh një ulje konstante të rasteve të reja me koronavirus edhe pse shifrat katastrofike të javëve të fundit duket se janë lënë pas.  Brenda 24 orëve të fundit, 636 persona kanë humbur jetë si pasojë e komplikacioneve nga sëmundja e Covid-19 në Itali.

Autoritetet italiane raportojnë se gjatë ditës së fundit janë regjistruar edhe 3,599 raste të reja. Numri total i të prekurve nga fillimi i pandemisë, është 132,547, duke llogaritur këtu edhe jetët e humbura si dhe të shëruarit. Janë shëruar 1,022 persona në 24 orët e fundit.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Itali shkon në 16,523.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303