Lëkundje të forta tërmeti 4.4 dhe 5.5 ballë në detin Jon

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 4.4 dhe 5 të shkallës Rihter janë regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Ishullin grek të Zantes, në Greqi. Ndërkohë, mësohet se nga tërmeti nuk ka patur deri më tani dëme.

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 4.4 dhe 5 të shkallës Rihter janë regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Ishullin grek të Zantes, në Greqi.

Sipas mediave greke, raportohet se Instituti Gjeodinamik Kombëtar në Athinë ka njoftuar se epiqendra e lëkundjeve të para të tërmetit u regjistrua në orën 05:01 me orën lokale, 78 kilometra në jug të Zantes, ose 298 kilometra në perëndim-jugperëndim të Athinës.

Gjthashtu sipas instituti kombëtar Gjeodinamik  disa minuta më pas një tjetër lëkundje me magnitudë, 5.0 ka goditur ishullin me epiqendër rreth 59 km në jug-perëndim të ishullit

Asnjë vlerësim nuk është dhënë për thellësinë e dy tërmeteve, e dyta e të cilave ishte më e fortë.

Ndërkohë, mësohet se nga tërmeti nuk ka patur deri më tani dëme.

Më 26 tetor, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 shkallën Rihter, u regjistrua po prap në këtë ishull.

Ndërkohë mediat greke njoftojnë se priten që në ditët në vazhdim aktivitetit sizmike të vijojë të jetë intensiv  në detin Jon.

Lër një koment