Lëkurë e butë në dimër? Ja ku e keni zgjidhjen

Moti gjatë stinës së dimrit nuk është shumë i përshtatshëm për lëkurën.

Të ftohtit dhe lagështira përthithen gjatë ditës nga lëkure dhe kjo e bën që të acarohet dhe të krijohen mjaft problem.

Pa kujdes të menjëhershëm, lëkura e thatë mund të çojë në plasaritje dhe gjakderdhje, dhe era e ashpër e dimrit e bën këtë problem edhe më keq.

Megjithatë ka mënyra nga më të ndryshmet që ju mësojnë se si të kujdeseni dhe të keni një fytyrë të butë edhe gjatë dimrit.

Konsumoni sa më shumë ujë

Ne kemi prirje që të pimë më pak ujë gjatë dimrit, sepse konsumojmë më shumë pije të nxehta si kakao dhe çaj, por mos harroni se lëkura juaj ka nevojë për hidratim nga brenda, jashtë. Pak ujë i vakët me limon mund të jetë shumë freskues dhe hidratues në të njëjtën kohë.

Zgjidhni një larës të mirë

Gjithmonë zgjidhni një larës të mirë për lëkurën tuaj. Të parshtatur me kohën dhe kështu do e keni më të lehtë t’ja hidhni lagështirës dhe të ftohtit.

Lajeni me ujë të ngrohtë

Gjatë dimrit fytyrën duhet ta lajmë me ujë të ngrohtë dhe disa herë në ditë. Në këtë mënyrë do të largojmë yndyrën që krijohet dhe uji i  ngrohtë do e bëjë më të butë.

Hidratues pas larjes

Menjëherë pasi e keni larë përdorni hidratues. Mos harroni ta përshtatni me lëkurën tuaj.

Krem dielli

Kur dilni kujdesuni që të vendosni krem dielli. Ai nuk përdorët vetëm gjatë verës, pasi edhe në dimër është shumë i nevojshëm. Për ta mbajtur fytyrën më të butë dhe plot shkëlqim, kremi i diellit nuk duhet të mungojë kurrë.