fbpx

Lëkurë e thatë në dimër? Ja disa këshilla si ta parandaloni

dryski.jpg

Lëkura e thatë krijon vërtet pakënaqsi dhe një sërë problemesh tek personat të cilët vuajnë nga ndryshimi i temperaturës. Mungesa e lagështisë në stinën e dimrit e vë edhe më në dukje këtë efekt.

Por si si te kujdesemi per fytyren ne dimer dhe të parandalojmë që ajo të bëhet e thatë?

Më poshtë po ju rendisim disa këshilla:

Si mund të parandalohet lëkura e thatë?

1. Zgjidhni dushe të shkurtra në vend të larjeve të gjata, pasi dushi me ujë të nxehtë rrit humbjen e vajrave natyrorë nga lëkura dhe përkeqëson thatësinë e saj. Dushi duhet të jetë me ujë të ngrohtë ose të vakët, jo të nxehtë.

2. Aplikoni një hidratues pas larjes së trupit ose duarve. Aplikoni kremra ose pomada hidratuese apo zbutëse disa herë në ditë. Ato janë thelbësore në trajtimin e lëkurës së thatë, sepse rikrijojnë filmin hidrolipidik të lëkurës që mban ujin në të.

3. Zgjidhni një hidratues pa bazë alkooli.

4. Përdorni një pastrues të butë të lëkurës, jo sapun. Sapunët e ashpër largojnë vajrat nga sipërfaqja e lëkurës duke krijuar tharje.
Shmangni sapunët antibakterialë.

5. Vendosni një lagështues ambjenti në shtëpinë tuaj, për të mbajtur ajrin e lagësht gjatë dimrit dhe në mot të thatë.

6. Shmangni fërkimin ose kruarjen e lëkurës.

7. Vishni doreza, kapele dhe shall në dimër.

8. Shmangni dehidratimin e shkaktuar nga pirja e alkoolit dhe duke lënë pas dore zëvendësimin e lëngjeve të humbura nga djersitja.

9. Shmangni rrobat me material që acarojnë lëkurën, sepse kjo e fundit mund të marrë më shumë kruarje. Lëkura e thatë është veçanërisht e ndjeshme ndaj irrituesve të kontaktit dhe mund të përkeqësojë kruarjen dhe skuqjen.

10. Mos e aplikoni ashpërsisht scrub në lëkurën tuaj.

11. Përdorni steroidet topikë për të ndihmuar në kruajtje.

12. Përdorni pastrues të rrobave pa aromë dhe shmangni zbutësit e rrobave./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303