Lëndohet një 59-vjeçar, shkak bora dhe ngrica

Një person është lënduar rëndë në një fshat të Voskopojës. Mësohet se 59-vjeçari ka rrëshqitur në dëborë, ku ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ka qenë duke inspektuar ujin e një përroi në Korçë, ku menjëherë ka rrëshqitur dhe është lënduar. Në vendngjarje mbërriti ambulanca, ku e ka nisur 59-vjeçarin drejt Tiranës për të marrë një trajtim mjekësor më të mirë./real-news.tv