Leonardo Di Caprio ka kthyer një “Oscar”

Aktori ka hequr dorë nga statuja e “Oscar”-it të Marlon Brando, që i ishte dhuruar nga kompania “Red Granite”, në vitin 2013, për filmin “The Wolf of Wall Street”. Për ironi të fatit kompania është në mes të një skandali financiar. Aktori mori distancat nga situata dhe ktheu statujën e artë.

Aktori kishte pranuar disa dhurata për t’i shituar në një ankand bamirësie, objekte që dyshohet se janë blerë me para të ricikluara. Tani aktori po bashkëpunon me drejtësinë. Dhe sipas përfaqësuesve të tij, përveç “Oscar”-it të Brando po kthen dhe dhurata të tjera të paidentifikuara.

DiCaprio ka nisur të kthejë objekte të pranuara për t’u shitur në ankande bamirësie, në favor të fondacionit të tij, i krijuar në vitin 1998, që mbështet një sërë projektesh në mbrojtje të ambientit.

Mes objekteve të dyshuara të blera me para të ricikluara janë edhe dy vepra të Picasso e Basquiat që i janë dhënë DiCaprios.

Lër një koment