Leopardi vret murgun indian

Një murg që meditonte në një pyll në shtetin indian të Maharashtrës ka vdekur pasi u sulmua nga një leopard.

Rahul Walke ishte duke medituar nën një pemë në pyllin e Tadobës, që është një rezervë e mbrojtur e tigrave, thanë zyrtarët.
Walke duhej të ishte në një tempull budist që ndodhej brenda pyllit, por ai kishte shkuar në një vend mjaft larg prej tij për të medituar.
Zyrtarët e pyjeve thanë se kishin paralajmëruar murgjit që të mos shkonin shumë larg zonës.
“Unë do të doja t’u tregoja të gjithëve që të mos hyjnë brenda pyllit”, tha për BBC Marathi, GP Narawane, një zyrtar pyjesh.

Lër një koment