fbpx

Lëpiu akulloren në supermarket dhe e futi sërish në frigorifer, 30 ditë burg për të ‘çmendurin’

akullore.jpg

Një 24-vjeçar është arrestuar nga autoritetet pasi postoi në mediat sociale një video duke lëpirë një akullore në supermarket dhe më pas e futi sërish në frigorifer.

Incidenti ka ndodhur në Teksas të SHBA-së. Videoja e tij u bë virale gushtin e kaluar.

D’Adrien Anderson është dënuar me 30 ditë burg, gjobitur me 1000 dollarë dhe është urdhëruar të paguajë 1.565 dollarë për kompaninë e akullores, Blue Bell Creameries. Ai do të bëjë gjithashtu edhe 100 orë punë të papaguara.

Anderson u deklarua fajtor për sjellje të gabuar dhe i tha policisë se e lëpiu akulloren si shaka para se të kthehej dhe ta blinte atë.

Megjithatë Blue Bell Creameries, një kompani e dashur për akullore në Teksas, zëvendësoi të gjithë akulloret në frigoriferin Walmart si një masë paraprake.

“Veprimet e Anderson shkaktuan shqetësime të publikut për sigurinë dhe cilësinë e produkteve, ndikuan në vetëbesimin e konsumatorit Blue Bell dhe shkaktuan humbjen financiare të kompanisë. Ky lloj aktiviteti nuk do të tolerohet”, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut Jefferson.

Zyra tha se çdo rast i ngjashëm do të merret seriozisht.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303