fbpx

Lerda: Partizani u ‘eleminua’ nga gjyqtari

67805021_1115216395339422_7566886099490963456_n.jpg

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, është shumë I zhgënjyer për eliminimin nga Sheriffi i Tiraspolit, që ia faturon arbitrit. Sipas tij, është turp që anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje e vendimi i tij më pas u kthye.

“Mund të humbësh e fitosh ndeshje, por në këtë mënyrë të shqetëson shumë. Jemi vend i vogël dhe ndodhin këto raste të dyshimta. Gjyqtari o duhet të ngrejë flamurin, ose jo, nuk ka asgjë për të ndryshuar vendimin. Është e kotë të flasim për rezultat. Komplimente djemve, edhe atyre në pankinë e në tribune, sepse kanë bërë gjithçka si duhet. Kemi qenë bashkë, kemi dhënë maksimumin dhe mund të merrnim diçka më shumë.

Tek episodi, fola me gjyqtarin e katërt dhe e pyeta pse u ndryshua vendimi. Sapo pësuam golin pashë vijërojtësin që kishte çuar flamurin dhe isha i qetë. Por ata e ndërruan vendimin dhe nuk kishte si ta shihnin e merrnin vendim ndryshe. Ky është turp, është e turpshme. Nesër kalon gjithçka, por klubi ka pësuar një dëm të madh.”

Gjyqtari kundër: Ishim në lojë, e kishim raste të rëndësishme, kishim mundësi erdhëm këtu e luajtëm futboll e nuk u paraqitëm keq, luajtëm futboll e patëm mundësi të kalonim. Por përtej rasteve, kishte 5-6 situata ku gjyqtari ndalte lojën kundër nesh, edhe faulli i golit nuk ishte. Pastaj Braën i mori topin kundërshtarit po shkonte në portë, por ai e ndali me 3 futbollistë tanët në zonë. Janë raste që vendosin ndeshjen

Me kokën Lart: Kemi luajtur me personalitet, duke u munduar te bëjmë lojën, kjo është rruga e duhur. Kemi ardhur e luajtur ndaj një skuadre që luan prej 10 vitesh në këtë aktivitet, jemi paraqitur mirë, nuk mund të thuhet ndryshe.

Dalim ne kokën lart, nuk e meritonim këtë eliminim. Duhet të duartrokasim të gjithë djemtë, se kanë bërë çdo gjë që ishte në mundësitë tona.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303