“Lëri fjalët dhe fillo të bësh…”, Spahia i kthehet keq Manastirliut: Foto nga kolltuqet e ngrohta

1a24fbb9feda45bdbb062a5fadf48b5e_L.jpg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është kapur keq me ministren Manastirliu lidhur m maskat. Spahia i bën thirrje ministres që të shikojë planin e opozitës me 5 pika.

“Lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat”,- shprehet ai.

Postimi:

Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video nga kolltuqet e ngrohta dhe të sigurta të ministrisë së shëndetësisë.

Prandaj, lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat.

Shtoni numrin e testimeve në të paktën 2500 në ditë dhe gjurmoni kontaktet!

Furnizoni me maska falas 40% të qytetarëve që jetojnë me 4 dollarë në ditë!

Pajisni spitalet me aparate oksigjeni dhe medikamentet anti-Covid, me pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët!

Ofrojuni falas paketën e trajtimit ambulator qytetarëve të sëmurë që trajtohen në shtëpitë e tyre!

Furnizoni me ujë 70% të shkollave që u mungon uji, me materiale higjenike!

Me fjalë, me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID.

COVID përmbahet me masa siç po marrin edhe vendet e rajonit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303