Letra e kryeministres serbe për Ramën, Haradinaj reagon i revoltuar: Ku është Evropa?

586e9d13c461886b618b463d-1.jpg

Kryeministri i Kosovsë, Ramush Haradinaj ka reaguar ditën e sotme ndaj letrës që homologia e tij serbe, Ana Brnabiç i ka dërguar kryeministrit Rama, ku i kërkohet rishikimi i njohjes së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Në një intervistë për RTV21, kreu i qeverisë kosovare deklaroi se ndihen të mënjanuar nga qëndrimi i Evropës për të mos reaguar ndaj veprimeve të Serbisë.

“Ne na thuhet “mos veproni”, ndërsa nuk po disiplinohet Serbia. Federica Mogherini, Johannes Hahn, Jean Claude Juncker, Donald Tusk e as Cecilia Malmstrom nuk janë lajmëruar për t’i thënë Serbisë se ajo letër nuk është në frymën e stabilizimit të Ballkanit”, shprehet Haradinaj.

Më tej, kryeministri kosovar tha se koha kur Kosova ka dëgjuar se çfarë i është thënë, ka ikur. 

“Ku është Evropa, ku janë ata që nuk reagojnë ndaj Serbisë? Ka shkuar koha kur ne kemi dëgjuar secilin çka na thotë.”

Haradinaj e përmbylli komentin e tij ndaj letrës së kryeministres serbe duke thënë se, e vetmja mënyrë për të arritur paqen e dy vendeve është pranimi i të drejtës së Kosovës për të qenë një shtet i pavarur dhe sovran. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303