Letra e pestë e Ramës, Basha: Asnjë hap pas

rama_basha.jpg

Ditën e sotme, kryeministri Rama i adresoi Bashës letrën e tij të pestë publike, ku i shkroi në lidhje me protestën e djeshme të opozitës si dhe kërkesën për dialog.

Nga ana tjetër, Basha ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’, duke shkruar se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas.

“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu. Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë. Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa“, shkruan Basha./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303