Urdhri alla “Cosa Nostra” për ‘ekzekutimin’ e Salianjit

Screenshot_2-10.png

Teksa mbarë opinioni publik u “shokua” nga lajmi se “deputeti Ervin Salianji do të ekzekutohej me snajper”, sot ka dalë në dritë letra e plotë që i janë referuar mediat, e cila i ngjason një skenari për ndonjë film aksion.

Duket se kemi të bëjmë me asgjë tjetër, veçse një loje të hidhur nga disa të burgosur që kanë zgjedhur të shtyjnë kohën e lirë.

Më poshtë, “TemA” po përcjell letrën e plotë:

“Për ekzekutimin tuaj, personi që është zgjedhur për ta kryer është skeduar nga CIA  për trafik armësh me ISIS dhe Al Kaedën.

Ka të dhëna se Taulant Balla i ka dhënë këtij personi 200 mijë euro parapagesë dhe t’i ketë siguruar armën tip snajper.

Ky person është vërtetuar se pak kohë më parë është takuar me Taulant Ballën në Gjirin e Lalëzit ku kanë qenë të pranishëm edhe vetë Lulzim Berisha në një restorant privat që rezulton  nga qelizat e celularit kanë qenë pranë kompleksit Vila Mar në Lalëz.

Zoti Ervin, ka qenë ndërhyrja e një agjenteje femër nga Bushati Shkodër e cila ka flirtuar për të shmangur këtë atentat.

Por në datën 10.11.2018 është bërë plan që të vihet në zbatim. Për zbatimin e këtij plani janë vendosur në shërbim edhe Policia e Shtetit, komisariatet.

Bashkëpunëtorë të Ardi Veliut, i kanë dhënë këtij para, ndihmesa të vendeve që ju frekuentoni. Ky person i kamufluar me uniformë policie do të hipë në një papafingo pallati.

Ju bëj me dije se ky person është i aftë për snajper pasi është edhe anëtar i ISIS sipas një video që ka qarkulluar para pak kohësh ka qarkulluar në You Tube.

Zoti Salianji ka të dhëna se juve mund të ekzekutoheni për shkak të denoncimeve që i keni bërë kësaj qeverie.

Zoti Salianji unë mbaj përgjegjësi penale për ç’ka ju thashë më lart. 

Mos harro, se unë që nga viti 1996 jam anëtar i CIA-s, plus që gjithmonë jam pesë hapa para çdo qeverie, kësaj në Albania apo asaj në Ankara tek Erdogan pasi ju siguroi se Dorian Duli është spiun i shërbimit sekret turk dhe Janinës. Djali i tij, Gentian Duli ndodhet në Iran.

Zoti Salianji per çka ju thashë unë nuk fshihem pas asnjë lloj perdeje”, shkruan ndër të tjera i burgosuri, i cili pretendon se ka qenë pjesë e grupit famëkeq “Cosa Nostra”

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303