Letra prekëse që po bën xhiron e botës

Çdo fëmijë ka dëshira për të pasur lodra të reja për Vitin e ri, por një vajzë e vogël nga SHBA-ja ka totalisht dëshirë tjetër. Ajo i ka shkruar një letër Babagjyshit, ku i ka kërkuar një veshkë për vëllanë e saj pasi është mjaft i sëmurë.

“I dashur Babagjysh, disa mund të mos besojnë tek ju, por unë po. Një gjë që me të vërtetë dua për Krishtlindjen për vëllanë tim të madh është një veshkë e re për transplantim. Ju lutem!”, shkruan vogëlushja.

 Vajza me emrin Kaitlyn ka përlotur të gjithë botën me letrën e saj, e cila ka bërë xhiron e botës.

 Sipas ‘Foxnews’, vajza e ka lënë letrën pranë një një dyqani në Franklin të SHBA-së.

 

Lër një koment