fbpx

Letra që të përlot e vogëlushes italiane, e cila jep pesë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

page-1-770x433.jpg

Solidariteti mes shqiptarësh ka qenë i mrekullueshëm këto ditë të pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që goditi vendin.

Por kjo ngjarje është shoqëruar me solidaritet dhe ndihma nga shumë vende të tjera, në rajon dhe në botë.

Një rast emocionues dhe shumë prekës vjen nga Italia. Një vajzë e vogël italiane  me emrin  Emily ka shkruar një letër për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, ndërsa nga kursimet e saj ka dhuruar edhe shumën prej pesë eurosh për bashkëmoshatarët e saj në Shqipëri. Letra mban datën e 26 nëntorit, ditën kur lëkundjet sizmike lanë pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur dhe pa strehë mbi kokë.

“E dashur Mbrojtja Civile e Bellunos. Unë jam Emily e sot kur u zgjova në mëngjes dëgjova  në lajme për lajmin e keq. Mami im që tani është duke pirë kafe , më shpjegoj se në Shqipëri pati një tërmet të fortë. Unë imagjinova ata fëmijë që po flinin në krevatet e tyre të ngrohta, pranë mamit a babit o pranë vëllezërve të tyre, e do jenë trembur shumë. Më vjen keq e uroj të mos dëgjoj më lajme të tilla në televizor. Nga frika ata fëmijë nuk do të kenë ngrënë as mëngjes. Unë nuk jam shqiptare por dua t’u them atyre fëmijëve se dëshiroj të jem mikja e tyre e zemrës. Nuk di si t’ia bëj e dua që ju të më ndihmoni t’iu dërgoj fëmijëve  të Shqipërisë këtë pikturën time që ata ta shohin se unë i kam menduar e më vjen shumë keq për atë çfarë u ka ndodhur. Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Ju përshëndes fëmijë shqiptarë e po ju nis dhe 5 euro, që nesër të hani mëngjes”–thuhet në letrën prekëse të vogëlushes me emrin Emily.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303