fbpx

‘Lëvizja për Teatrin do kthehet në Partinë e Metës’, Budina i përgjigjet Ramës

Pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, regjisori Edmond Budina ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të Kryeministrit Rama se lëvizja për Teatrin do kthehet në Partinë e Presidentit Meta.

Budina tha se kryeminstri sheh ëndrra me makthe. “Mesa duket kryeministri sheh ëndrra me makthe siç sheh endrra 20 vjet për teatrin. Se nga i vijnë këto ide e di ai. Këta e kanë kthyer gjithçka në tallava. Shiko parlamentin. Mua më duket e turpshme, problemi është që edhe atë parlament e kanë kthyer në çështje personale. Nuk mund ta kuptoj një kryeministër dhe një parlament që merret me çështje personale”, tha regjisori Budina në një lidhje direkte me News 24.