fbpx

Lëvizje e Ramës për ndryshime kushtetuese, habit Kryemadhi: Del i katërti, pas  Rudina Hajdarit

Teksa debatet në klasën politike shqiptare vijojnë pas tentativave të Kryeministrit Rama për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi PS e ka humbjen e sigurt.  Ajo thotë se do të mundet në zgjedhje edhe nga Rudina Hajdari, e cila “ka rrezik të dalë forcë e tretë”.

“Mos u shqetësoni për hapat që do të ndjekë opozita, do të jenë hapa të raportuara më së miri, dhe të përllogaritura, për sa i përket maksimizimit të votës. Nuk ka më asnjë lloj propozimi për të provokuar opozitën. Ai në 17 maj shkatërroi Teatrin Kombëtar, për arsye se donte të largonte opozitën nga tryeza zgjedhore. Për provokimet e Ramës dhe kush është prapa Ramës, do të jetë pa asnjë lloj efekti ndaj opozitës. Të thashë, ky zotëria nuk na provokon dot, sigurisht që do të futet në zgjedhje opozita, ai sot del i katërti, rrezik Rudina do t’i dalë forcë e tretë, e ky do të jetë forcë e katërt. Skena të tilla që ai kërkon të bëjë janë demode dhe nuk e heqin dot vëmendjen e shqiptarëve nga problematikat. Unë i them punë të mbarë”, ka deklaruar ndër të tjera në Top Channel, Kryemadhi.