fbpx

Lëviznin me armë me vete, policia e Durrësit iu zë ‘pritë’ dhe arreston dy të rinjtë nga Lushnja

Durres.png

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkallnuri”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonin me armë zjarri me vete, vihen në pranga 2 shtetas nga Lushnja.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve F. M., 23 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303