fbpx

 Lëvizte me 160 mijë euro në makinë, ndalohet i riu shqiptar

b7b427c3094732ebae53587315be5617_L.jpg

Një 20-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë holandeze teksa iu gjetën në makinën e tij plot 160 mijë €. Mediat holandeze shkruajnë se i riu u ndalua në aksin A16 Hendrik-Ido-Ambacht ditën e djeshme. Djaloshi lëvizte me një automjet tip ‘’Audi’’ dhe u pikas nga agjentët e policisë. Pasi hyri brenda një ndërtese, ai u kthye me një çantë shpine. Më pas policia e ndoqi dhe e detyroi të ndalonte në anën të autostradës Hendrik-Ido-Ambacht. Oficerët panë se çanta ishte e hapur dhe brenda ndodhej sasia e konsiderueshme e 160 mijë €.

20-vjeçari u shoqërua më pas nga policia dhe do të gjykohet për veprën penale të pastrimit të parave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303