fbpx

Lexojnë shumë, pak, aspak apo i “urrejnë” librat?/ Përse nuk lexojnë shqiptarët, cili është shkaku?

IMG-20220513-WA0012.jpg

Ka dramë më të madhe sesa djegia e fletëve të librave! Një prej tyre është të mos i lexosh ato.Shpenzimi i kohës online në rrjetet sociale duket se ka sjellë një indiferentizëm të dukshëm ndaj leximit në Shqipëri. Tek të rinjtë interesi për të lexuar është i pakët.Sa lexojnë shqiptarët? Nëse do t’u referoheshim statistikave që INSTAT publikoi gjatë vitit që lamë pas, rreth një e treta e popullsisë sonë, nuk ka lexuar asnjë libër brenda një viti.Rënia e numrit të shqiptarëve që lexojnë konfirmohet edhe nga tregues të tjerë.Sipas të dhënave statistikore të kulturës nga INSTAT, numri i frekuentimeve në bibliotekën më të rëndësishme në vend pothuajse është përgjysmuar. Së fundmi numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë. Ndërsa Eurostat raporton se në BE, banorët shpenzojnë mesatarisht 200 euro për frymë për libra, ndërsa rreth 20 % e popullsisë janë lexues të rregullt të librave.Në vendet perëndimore, rënia do të ishte tregues i sjelljes elektronike, që do të thotë se priren që të lexojnë në web më tepër se sa libra fizik, pra e-libra. Por, në rastin shqiptar e-libri nuk është shumë i pranishëm sepse, sipas përfaqësuesve të shtëpive kryesore, pirateria dhe aksesi i pakët në faqe si Amazon, janë penguesit kryesorë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303