fbpx

Lexoni këto këshilla për të luftuar dhjamin në bark

effective-tips-to-lose-belly-fat-scientifically-proven-1.jpg

Dhjami në zonën e barkut është një problem për shumicën e femrave sot. Por shumë dhjam rrit riskun për shumë probleme shëndetësore si diabet, sëmundje zemre, tension të lartë gjaku, madje dhe disa tipe kanceresh. Dhjami në zonën rreth barkut mund të jetë gjenetike, ose të vijë si pasojë e jetës së pashëndetshme dhe pa ushtrime fizike.

Pjesa më e madhe e dhjamit rreth belit vjen nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori dhe atyre të pashëndetshme. Të jeni aktivë është çelësi i humbjes së dhjamit si dhe duhet kombinuar me një dietë të shëndetshme me bazë perimesh.

Gjeni një aktivitet që ju pëlqen si ecja, çiklizmi, apo vrapimi.

Një tjetër pjesë e rëndësishme është gjumi. Kur flemë aq sa duhet ne djegim kalori. Studimet e fundit si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët kanë zbuluar se gjumi i pamjaftueshëm çon në shëndoshje.

Gjatë e gjumit ndikon tek oreksi si dhe tek prodhimi i shumë hormoneve dhe ka një rol të drejtpërdrejt mbi metabolizmin e trupit Për më tepër, u zbulua se personat që nuk flenë mjaftueshëm janë më të lodhur gjatë ditës dhe djegin pak kalori.

Thuhet se 8 orë gjumë në natë ofron metabolizmin më të mirë. Disa të tjerë pranojnë se stresi është një pjesë e rëndësishme që ndikon në mënyrën se si hamë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303