Reforma në Drejtësi mbush 3 vjet, Leyla Moses-Ones: Vettingu po funksionon

maxresdefault-8.jpg

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones ishte sot e pranishme në një aktivitet që kujton miratimin e Reformës në Drejtësi 3 vite më parë.

Gjatë fjalës së saj, zonja Leyla Moses-Ones i dha një përgjigje të gjithë kritikëve por edhe politikanëve që flasin për ngërçin e krijuar në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë pas largimit të gjyqtarëve. Ajo tha se kjo tregon që procesi i vettingut po funksionon, pavarësisht se për disa mund të shihet si problem.

“Votimi 3 vite më parë ishte unanim, të gjithë votuan për të bërë ndryshime historike, që tregun se çfarë mund të bëjnë politikanët shqiptarë kur bëhen bashkë. Ata patën vizionin të luftonin bashkë korrupsionin dhe të ecnin para drejt integrimit në BE.

Kjo ishte 3 vite më parë, shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Shqipëria nisi procesin e vettingut, nisi modeli i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorrëve, u krijua ONM, një numër i madh janë rivlerësuar, disa e kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Disa thonë që ky është problem, por kjo tregon se rivlerësimi po funksionon, se ishte i nevojshëm, pasi drejtësia ishte e kapur nga korrupsioni dhe ata që punojnë në hije për ta kapur Shqipërinë.

Sot 3 vjet më pas kemi një Këshill të Lartë të Prokurorisë dhe një Këshill të Lartë Gjyqësor. Po punojnë për gurin e çmuar të kurorës së reformave, krijimin e SPAK”,- tha Leyla Moses-Ones ndër të tjera.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303