Lezha e mbuluar nga uji, ja çfarë po ndodh në këto momente

Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë vijuar sot në të gjithë teritorin e vendit. Por reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të përmbyten rrugët në qytetin e Lezhës dhe në zonën e Shnëgjinit.

Raportohet se niveli i ujit ka mbërritur deri në 30 centimetra duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e reshjeve të shumta në shumë fshatra të Lezhës mungon edhe energjia elektrike.