fbpx

Lezhë/Makina përplas kalimtaren

aksident-naten-1.jpg

Një kalimtare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhë.

Shtetasja me iniciale Gj.Ll. 58 vjeçe, banuese në Pukë, u përplas nga një automjet tip Benz drejtuar nga 60 vjeçari, P.S rreth orës 18:00. E plagosura ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303