Lezhë/ Zetori del nga rruga, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Tale të Lezhës.

Sipas njoftimit të policisë një mjet tip “Zetor” ka dalë nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i tij, 70-vjeçari me iniciale M.L ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.