fbpx

Libani në zi! Konfirmohen 78 viktima dhe 4000 të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm

Një shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ka lënë 78 viktima dhe 4000 të plagosur. Pritet që ky bilanci i viktimave të rritet.

Presidenti i vendit, Michel Aoun tha se shkak është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite me radhë! Kjo sasi ishte shkarkuar nga një anije në port në vitin 2013 dhe më pas ishte ruajtur në një depo.

Fillimisht u raportua se ishte një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, por më pas u mësua se bëhej fjalë për një krim njerëzor, për të cilët autoritet kanë paralajmëruar se fajtorët do të mbajnë përgjegjësi.