Librat më të mirë shqiptarë sipas Institutit “Pashko”

libri-1.jpg

Instituti Europian “Pashko” ka bërë sot publike sot një listë me 10 librat më të mirë të vitit.

Është bërë një anketë e hapur. Në vend të parë, nga lexuesit renditet Ismail Kadare, me librin “Kur sunduesit grinden”, për të vijuar me “Vrasje në Kryeministri” nga Diana Çuli, e “Gurët e vetmisë” të Tom Kukës në vendin e tretë.

Më pas, lexuesit kanë zgjedhur “Pusin” e Kim Mehmetit. Në vendin e pestë është “Hekuri dhe çeliku” i Mitrush Kutelit. Renditja vijon me “Vila me tre porta” të Vera Bekteshit; “I keqi i vetes” i Gazmend Kapllanit; “Tutori” i Mimoza Ahmetit; “Roja i dritës” i shkrimtares Flutura Açka; e në vend të 10 është “Piramida e shpirtrave” të Virgjil Muzit. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303