Librazhd, zjarrfikësja përplaset kokë më kokë me veturën

Screenshot_1-54.png

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Librazhdit, ku një automjet është përplasur kokë më kokë me një zjarrfikëse, e cila ishte duke shkuar në një vendngjarje ku ishte raportuar për një zjarr.

Nga ky aksident mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia për të bërë verifikimet e nevojshme që çuan në këtë aksident.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar e zjarrfikëses, e cila i ka zënë rrugën veturës. (real-news.tv)

scroll to top