Librazhdi me Hipotekë të re, Balla: Shërbim më të mirë në kohë e cilësi

Në kohën kur opozita zhvillon takime në rrethe për të ftuar qytetarët në protesta, PS përuron investimet e kryera në zonat e caktuar ku deputetët janë zgjedhur nga votat e elektoratit të tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, Valdrin Pjetrin, kanë përuruar ambientet e reja të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Librazhd. Pas këtij investimit,Balla u shpreh se prioriteti i qeverisë është transformimi i shërbimeve publike.

BallaZyrat e regjistrimit të pasurive kudo në vend janë zyra shërbimi që si edhe kjo janë me të gjitha kushtet dhe eliminohen radhët. Njeriu që vjen merr përgjigje.

Ndërsa Valdrin Pjetri lajmëroi banorët e Librazhdit që deri me 15 Shkurt përfundon procesi i regjistrimit për çdo leje legalizimi.

PjetriMë në fund, qytetarët që nga 2012-ta që presin për të marrë lejen e legalizimit më 15 shkurt do të regjistrohet leja e fundit në bashkinë e Librazhdit.

Ligji i Kadastrës, që do të bashkonte në një të vetme ALUIZNI-n më Hipotekat, do të rishqyrtohet sërish nga mazhoranca pas kthimit në Kuvend nga President i Republikës.