fbpx

Libri i ish-zonjës së parë, më i shituri në 2018

becoming.jpg

Libri me kujtime i ish-zonjës së parë të ShBA-së Michelle Obama, rezulton më i shituri për vitin 2018. Popullariteti i Michelle-s nuk është kufizuar vetëm në Amerikën e Veriut, pasi libri i saj pritet të dalë në librari në 31 gjuhë të ndryshme.

Libri “Becoming” i ish-zonjës së parë të ShBA-së Michelle Obama rezultoi më i shitur i vitit 2018. Libri me kujtime është shitur në mbi tre milionë kopje në Amerikën e Veriut në 15 ditët e para pas publikimit. Tani ka filluar shtypja e gjashtë e librit dhe 3.4 milionë kopje janë gati për libraritë e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Popullariteti i Michelle Obama-s nuk është kufizuar vetëm në Amerikën e Veriut, por libri i saj me kujtime është më i shituri edhe në Britani, Gjermani, Francë, Itali, Holandë, Spanjë, Danimarkë, Norvegji, Finlandë dhe Greqi.

Javën që vjen, zonja Obama do të nisë një turne në Shtetet e Bashkuara për ta prezantuar librin dhe më pas do të ndalet edhe në Evropë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303