fbpx

“Lider me potencë dhe vizion”, titulli “Mjeshtër i Madh” edhe legjendës së Elbasanit

ferdinand-lleshi.jpg

Ilir Meta, presidenti i Republikës së Shqipërisë, vazhdon të vlerësojë personalitet të ndryshme të botës së sportit dhe futbollit në veçanti. Së fundmi titulli “Mjeshtër i Madh” është akorduar për Ferdinand Lleshin, ish-lojtarin e Labinotit (Elbasani sot) që ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare.

Meta jep edhe motivacionin e dhënies së këtij çmimi, teksa në faqen e tij zyrtare në “Facebook” shkruan: “Kënaqësi të dekoroja legjendën e “Labinotit” dhe një prej titullarëve kryesorë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, qendërmbrojtësin dhe mesfushorin e shquar, Ferdinand Lleshi, sportist me personalitet të padiskutueshëm, me cilësi të rralla edhe si golashënues.

Edhe sot e kujtojmë kur falë këtij lideri plot eksperiencë, potencë dhe vizion, “Labinoti” arriti të udhëheqë kampionatin kombëtar deri në fund duke lënë pas jo vetëm tre skuadrat e kryeqytetit, por edhe ekipet më të mëdha të kohës.

Ai njihet jo vetëm si kampion i Shqipërisë me ‘Labinotin’, por edhe si fitues i Kupës së Republikës në një moshë tepër të re dhe si golashënuesi i dytë më i mirë i atyre viteve të lavdishme.

Në shenjë vlerësimi për cilësitë e spikatura në lojën e futbollit, si mesfushor dhe qendërmbrojtës, duke demonstruar në fushën e blertë aftësitë e tij të shkëlqyera të lojtarit profesionist e të suksesshëm, si dhe për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të sportit në vendin tonë, i akordova Ferdinand Lleshit, Titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303