23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Liderët politikë shqiptarë urojnë Pavarësinë e Kosovës

spot_img

Kosova shënon sot 11 shtet. Urime për këtë ditë të veçantë pati edhe nga liderët politikë në Shqipëri.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e nisi mëngjesin me publikimin e një fotoja nga zyra e kongresmenit amerikan Eliot Engel, ku mban një kopje e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

“Një kujtim i paharrueshëm nga zyra e kongresmenit Eliot Engel”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”, duke zgjedhur këtë kujtim si urim për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Edi Rama, po ashtu e ka nisur këtë të dielë me një urim për ditën e shënuar të Kosovës.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të dielë të bukur të gjithëve” shkruan Rama.

Edhe Ministri për Diasporën Pandeli Majko, një nga politikanët shqiptarë që gëzon dhe shtetësinë kosovare, ka uruar ditëlindjen e 11-të të shtetit të Kosovës me një mesazh të qartë në foton e heroit legjendar Adem Jashari.

“Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë…”, shkruan Majko, ndërsa në foton e Jasharit shkruhet “Të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat