fbpx

Lideri i opozitës kërkon zgjedhje pas dorëheqjes së May

corbyn-1.jpg

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme të përgjithshme pas dorëheqjes së kryeministres britanike, Theresa May.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste tha se Partia Konservatore “e ndarë dhe e shpërbërë” nuk është në gjendje të qeverisë, të përmirësojë jetën e njerëzve ose të drejtojë vendin përmes Brexit.

Në një deklaratë pas fjalimit të May mbi hapat e Downing Street, ai tha: “Kryeministrja ka të drejtë të japë dorëheqjen.

Ajo ka pranuar tani atë që vendi e ka ditur për disa muaj: ajo nuk mund të qeverisë, dhe as partia e saj e ndarë dhe e shpërbërë”-ka thënë Corbyn./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303