fbpx

Lideri i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido bën thirrje për protesta kundër Maduros

guaido.jpg

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, ka nisur sërish thirrjet për protesta qytetare kundër presidentit të vendit, Nicolas Maduro.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin masvisht gjithandej vendit për të protestuar kundër Maduros.

Prej një viti, opozita e Venezuelës ka nisur protestat kundër presidentit duke e akuzuar atë për vendosjen diktaturës dhe mbajtjen e pushteti me dhunë.

“S’kemi zgjidhje tjetër”, ka thënë Guaido në një tubim këtë javë, duke theksuar se rrethanat janë të tmerrshme.

“Alternativa e kësaj situate të sotme është vdekja. Por ne duam që të jetojmë”.

Ai ka bërë thirrje për protesta të reja kundër Maduros, duke shpresuar se qytetarët do t’u përgjigjen thirrjeve të tij.

Guaido shpalli veten president i përkohshëm i Venezuelës në janar dhe është njohur më shumë se nga 50 vende, duke përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerika Latine.

Maduro – që mbështetet nga Rusia, Kina dhe nga baza ushtarake – ka refuzuar që të heqë dorë nga posti për shkak të rivalit të tij./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303