fbpx

“Ligjet japin OK”, miratohen ndryshimet Kushtetuese, ja çfarë u vendos

mi-1.png

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit ka përfunduar pak më parë mbledhjen online, ku janë miratuar me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës parlamentare ndryshimet në Kushtetutë.

Komisioni ka vendosur në mënyrë unanime që ndryshimi i pragut elektoral të mos vendoset në Kushtetutë, dhe të jetë pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal.

Thelbi i ndryshimeve është pika nr.3 e nenit 64 të Kushtetutës, e cila përcakton hapjen e listave zgjedhore për kandidatët, gjë e cila pamundëson dhe koalicionet tipike parazgjedhore mes forcave politike. Megjithatë, pavarësisht se përmes kushtetutës i hapet rruga këtij veprimi, ligjvënësit nuk e kanë specifikuar këtë duke theksuar se gjithçka do të përcaktohet përmes Kodit Zgjedhor.

Ndërkohë që sipas asaj që është vendosur në Kushtetutë ruhet sistemi propocional rajonal, që duket të ketë qenë dhe një nga kushtet e vendosura që në krye të herës nga kryeministri Edi Rama.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303