fbpx

Ligjet miratojnë marrëveshjen e 5 Qershorit, reagon urgjent Rama

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar pas miratimit në parim të marrëveshjes së 5 qershorit nga Komisioni i Ligjeve, vetëm me votat e deputetëve socialistë.

Reagimi i Edi Ramës në Twitter:

Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare!

U votua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD!

Për më shumë në 13.00 live!