Ligjet për mediat, organizatat ndërkombëtare apel Ramës

download-13.png

Kryeministri Rana është i vendosur në iniciativën që ka prezantuar në atë që ai e quan “paketa antishpifje”. Kjo ka shkaktuar debate të mëdha për sa i përket kufizimit të lirë së shprehjes në vend.

Ditën e sotme katër organizata i kanë dërguar kryeministrit dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, një letër të hapur ku i kërkojnë tërheqjen nga ligji për regjistrimin, mbikëqyrjen, gjobitjen e mbylljen e portaleve online. Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet.

“Iniciativa juaj është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne. Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim.

Shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar pas dyerve të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit. Ne ju kërkojmë ju të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës në çfarëdolloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët,” vijon më tej letra. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303