fbpx

Ligji i eurobondit/ Meta i përgjigjet Ruçit: 4 arsye pse nuk e jap pëlqimin….

Presidenti Ilir Meta është shprehur kundër ligjit të Eurobondit, ndërsa ka dhënë dhe arsyet.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 84, pika 4 e Kushtetutës, në mbrojtje të interesave publike që lidhen me financat e shtetit, si dhe për të mos lejuar që në kushtet e urgjencës të realizohen vendimmarrje të papërshtatshme për Shtetin shqiptar, ka vendosur të mos japë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë për këtë projektligj.

Presidenti i Republikës do të vijojë të ofrojë bashkëpunimin e tij me Kuvendin e Shqipërisë, por gjithmonë në mbrojtje të interesit publik, për të shmangur çdo pasojë negative mbi financat publike të shtetit që mund të vijnë nga një nismë ligjore e nxituar.

Mbetem me besimin se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë mbi të gjitha çështjet e ngritura në këtë qëndrim të Presidentit të Republikës dhe për këtë, kërkoj nga ju si Kryetar i Kuvendit, që të bëni të mundur angazhimin e të gjitha strukturave përkatëse parlamentare për kontrollin dhe shqyrtimin e kujdesshëm dhe profesional të veprimtarisë së ekzekutivit për këtë nismë shumë të rëndësishme legjislative”,- thuhet në përgjigjen e tij.