Ligji i Prokurorisë Publike, Zaev: E mbyllim këtë çështje para fushatës

01127e6b85d7fdcb6824b275efa524f1_L.jpg

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka folur në lidhje me ligjin e Prokurorisë Publike, ku ka theksuar se është një nga ligjet më të rëndësishme në gjyqësi.

Më tej, Zaev thotë se po vijon bisedimet me partinë opozitare VMRO-DPMNE në lidhje me ligjin.

‘Ky është një nga ligjet më të rëndësishme në gjyqësi. Ministria e Drejtësisë sot i fillon bisedat me partitë më të vogla politike dhe grupet më të vogla parlamentare. Nuk besoj se kanë dështuar bisedat edhe me partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE. Nuk do të doja që tema e ligjeve të prokurorisë të keqpërdoret në fushatë. Do të ishte mirë ta mbyllim këtë çështje para fushatës’, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Së fundmi, ai u shpreh se do gjendet një zgjidhje

‘Besoj se është e mundur të gjithë së bashku të ndalemi pas një zgjidhje cilësore me të cilën do të mundësojmë  së pari ne si faktorë politik  të kemi besim, ndërsa gjithsesi edhe qytetarët,  sepse do të ketë impakt serioz në pjesën e luftës  kundër krimit, korrupsionit, por edhe rregullim  të normave juridike në vend’, përfundoi Zaev./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303