fbpx

Ligji i ri për emigrantët, Bledi Çuçi del me njoftimin e rëndësishëm, jep detajet

bledi-Çuçi.jpg

Ministri Bledi Çuçi tha në foltoren e Kuvendit se me ligjin e ri për emigrantët, të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri do duhet të drejtohen vetëm në një sportel për t’u pajisur me një leje unike që siguron qëndrimin dhe punësimin në vendin tonë.

Projektligji për të huajt është një iniciativë tërësisht e re ligjore. Me këtë legjislacion të ri po krijojmë procedura më të lehtësuara për lejet e qëndrimit duke shmangur burokracitë për investitorët dhe fuqinë punëtore.  Ky projekt nuk është iniciativë e shkëputur. Bashkë me ligjin për shtetësinë dhe ligjin për azilin në republikën e Shqipërinë plotësojmë regjimin për të huajt në vendin tonë Janë kryer dëgjesat nga organizata të ndryshme ndërkombëtare për të garantuar pajtueshmërinë me të drejtat dhe liritë e parashikuara në kushtetutë. Ky projektligji adreson mangësinë duke adresuar pajisjen me leje pune dhe qëndrimi me një dokument të vetëm që do quhet leje unike për të huajt që duan të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Kjo garanton një procedurë të vetme aplikimi,. Të huajt që kërkojnë punësim duhet të drejtohen vetëm në një sportel duke dorëzuar dosjen me dokumente. Për shtetasit e BE, SHBA, dhe Kosove kur aplikojnë për herë të parë lëshojmë leje qëndrimi 5-vjeçare. Ka dhe sfidat e veta ky legjislacion,. Përmirësimi i fushës së të drejtave dhe programet e integrimit për të huajt. Ky projektligj i jep mundësi përfitimi: Personave pa shtetësi duke garantuar standardet për lëshimet e lejes së qëndrimit, kategoria e punonjësve lëvizës që janë shtetas të huaj që punojnë nga distanca në fushët e IT. Kjo do synojë tërheqjen e tyre në Shqipëri. Kjo i shërben rritjes së konsumit vendas dhe tërheqjes së tyre në Shqipëri për t’i dhënë shtysë ekosistemeve teknologjike. Një kategori tjetër janë pensionistët e huaj. Ata do aplikojnë për leje për pensionistë. Kategori tjetër janë të huaj që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë. Kjo përbën investim serioz në këtë treg. Të rinjtë e huaj që duan të njohin gjuhën dhe kulturën në Shqipëri duke qëndruar në një familje shqiptare. Do bëjmë një hap në politikat për emigracionin e parregullt.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303