fbpx

Ligji i ri, qeveria shpërblen personat që dorëzojnë armët

arme-1.jpg

Ligji për ndalimin e armëve gjysmë automatike ka hyrë në fuqi dhe tashmë qeverisë i duhet të shpërblejë pronarët që do t’i dorëzojnë.

Sipas qeverisë, në Zelandën e Re janë rreth 14,300 armë gjysmë automatike të cilat duhet të dorëzohen.

Ministri i Financave, Grant Ropertson, njoftoi se është përcaktuar fondi prej 137 milionë eurove si shpërblim për ata që i dorëzojnë armët para 20 dhjetorit.

Pas kësaj date, kush kapet me armët e ndaluara rrezikon deri në 5 vite burg.

Ky ligj u iniciua menjëherë pas sulmit në xhaminë e Christchurch ku humbën jetën 51 besimtarë myslimanë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303