fbpx

“Ligji i Teatrit”, Vasili: Parlamenti po i shërben vjedhjen, i kthyer në mehjane

vasili3-770x378.jpg

I ashpër ka qenë reagimi i Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili për atë që po ndodh në Kuvend në lidhjen me ligjin e Teatrit.

Vasili nënvizon se Parlamenti është kthyer në mejhane, e cila po i shërben vjedhjes së Teatrit Kombëtar.

“Kthejnë parlamentin në mejhane, që të vjedhin Teatrin. Kuvendi i Shqipërisë u kthye përfundimisht në mejhane. Dekreti i Presidentit për Teatrin u shqyrtua në komisionin përkatës në ora 10 dhe e fusin në seancë plenare pas një ore, në 11.00.

Edhe flasin për parlament këta mejhanexhinj vrimash. Hajdutët qeveritarë, bashkiakë e gjithë ç’janë u dhanë urdhër dhe këta e përdhosen parlamentin që vjedhja e teatrit të mos vonohet asnjë sekondë. Parlamenti vdiq.. rroftë mejhania”, shkruan Vasili në Facebook.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *