fbpx

Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, reagon Bushati

bushati-ditmir2-780x439.jpg

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas miratimit të ligjit që lejon shqiptarët të përdorin simbolet kombëtare publikisht në Malin e Zi.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ish ministri i Jashtëm Bushati ka shkruar se në Mal të Zi është miratuar ligji, me anë të së cilit iu njihet shqiptarëve që jetojnë atje të kenë të drejtë të përdorin simbolet kombëtare publikisht.

Bushati ndër të tjera theksoi se kjo lëvizje është një meritë për miratimin e projekt-ligjit nga ana e partive politike shqiptare në Malin e Zi.

Sipas ish- ministrit të Jashtëm, ishin pikërisht partitë shqiptare të cilat këmbëngulën në miratimin e këtij projekt-ligji të rëndësishëm për pakicën etnike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Postimi i plotë:

Mali i Zi miratoi ligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, përmes të cilit i garantohet pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe shënimi i festave kombëtare.

Miratimi i këtij ligji i jep fund praktikës së kushtëzuar të shfaqjes dhe përdorimit të flamurit dhe simboleve kombëtare. Ligji garanton gjithashtu shënimin e festës kombëtare në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë 5% te popullsisë.

Përgëzime partive politike shqiptare në Malin e Zi, të cilët për një kohë të gjatë kanë insistuar në miratimin e këtij ligji. Një sukses i përbashkët që vjen nga qartësia në avancimin e kërkesave të drejta dhe ndërtimi i koalicioneve largpamëse në Malin e Zi.

Uroj që ky shembull të shërbejë si precedent për t’i mundësuar shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc përdorimin e simboleve kombëtare dhe arsimimin në gjuhën amtare!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303