fbpx

Ligji për Qeverinë, Haradinaj paralajmëron shkurtimin e ministrave

haradinaj-main-770x433.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me Ligjin për Qeverinë, që parashikon shkurtimin e numrit të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë.

Ai tha se ky ligj i ri do bëjë të mundur kalimin drejt një hapi më përpara dhe do konsiderohet si ligji më i mirë në Rajon.

“Me këtë ligj ne nuk bëjmë vetëm zvogëlimin mekanik të numrit të të zgjedhurve, por ne bëjmë një hap shumë më përpara, pra saktësojmë përgjegjësinë e secilit mënyrën e marrjes së përgjegjësisë, mënyrën e zbatimit, raportimit, mendojmë që nuk lëmë vakume sa i përket qeverisjes”, tha Haradinaj.

Më tej, kryeministri i Kosovës tha se ka nxjerrë mësime dhe e di se si duhet ecur më tutje.

“Mendoj që tanimë e dimë që edhe kemi nxjerr mësime si duhet vepruar më tutje me qeverisjen në vend. Jam inkurajuar me punën që kanë bërë komisioni dhe besoj që do t’i japim Kosovës ndoshta ligjin më të mirë për qeverinë, që ka rajoni”, nënvizoi ai./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303