fbpx

Lihet në burg i riu që plagosi policen te Kuvendi

Untitled-182.jpg

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë sërish në burg Daniel Drobajn dhe Dorjan Protoduarin, të cilët u arrestuan pas protestës që u zhvillua tek Kuvendi.

Drobaj është 19-vjeçari që akuzohet se plagosi me kapsollë policen Ina Nuka, ndërsa Protoduari akuzohet se ka organizuar protestën e dhunshme.

Nga përleshja e 22 nëntori para godinës së Parlamentit mbetën të lënduar 15 efektivë të policisë, mes tyre edhe efektivja 26-vjeçare, Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e dorës së djathtë pas shpërthimit të kapsollave të hedhur nga protestuesit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *