fbpx

Lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë për Lulzim Bashën

Gjykata e Apelit të Tiranës ka dhënë një vendim për Bashën dhe dy zyrtarët e PD në lidhje me lobimin në SHBA. Bëhet me dije se është lënë në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.

Palët sot nuk paraqitën asnjë provë të re ndërkohë që Basha nga Prokuroria e Shkallës së Parë akuzohej për falsifikim dokumentesh bashkë me Arben Ristanin dhe Dervishin.

Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi këtë akuzë duke shpallur të pafajshëm liderin e PD, të njëjtën gjë bën dhe Apeli me 3-shen gjykuese të drejtuar nga Shpresa Becaj.