Limaj, koordinator i programit të qeverive Shqipëri-Kosovë

fatmir-limaj.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një post që ka marrë zv.kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj. Rama ka postuar një foto në Facebook me të, ku zbulon se Limaj është zgjedhur Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive

Me Fatmir Limajn, i sapozgjedhur Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive”, shkruan Rama, ndërsa publikon edhe foton ku shfaqet duke bërë shqiponjën me duar bashkë me Limajn.

Ditën e sotme u mbajt në Pejë mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje mes dy vendeve.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303