Lindi Islami qenka djali i këngëtarit të njohur

Në emisionin e njohur ‘Soiree’ ishin të ftuar shumë emra të muzikës shqiptare të cilët i kanë munguar skenës.

Midis tyre ishte i ftuar dhe babai i këngëtarit të njohur Lind Islami, Bedri Islami.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Bedri Islami ka qënë këngëtar shumë i njohur madje hiti ‘Gocë pejane’ mban emrin e tij.

Gjatë bisedës me të ftuarit, Bedriu rrëfeu se djali i tij, Lindi, ishte bërë shkak që ai të largohej nga muzika.

Që me ngjitjen e Lindit në skenën e “The Voice”, ai hoqi dorë nga muzika për t’ja lënë  vendin të birit.

Madje ai shpreh pozitivisht edhe për parteneren e Lindit, Venerën që sipas tij është një nga vokalet më të mira në Shqipëri. /real-news.tv