Lionel Messi në pishinë me mikun e tij në Spanjë

2019-12-07T000000Z_879038429_RC2LQD9L67FQ_RTRMADP_3_SOCCER-SPAIN-FCB-RCD-REPORT.jpg

Soccer Football - La Liga Santander - FC Barcelona v RCD Mallorca - Camp Nou, Barcelona, Spain - December 7, 2019 Barcelona's Lionel Messi celebrates scoring their fifth goal to complete his hat-trick REUTERS/Albert Gea

Lionel Messi pritet që shumë shpejt të firmosë me PSG-në. Lamtumira me Barcelonën tashmë është një fakt dhe vetëm mungon firma në marrëveshjen me parisienët.Por ndërsa të gjithë e presin argjentinasin në Paris, ai duket se nuk ka ndër mend të lëvizë së shpejti nga Barcelona. Messi është filmuar në shtëpinë e tij në Barcelonë, por nuk duket se po bën gati valixhet. Përkundrazi, ai ishte me kostum banje dhe bashkë me familjarët duket se ka kaluar drekën në pishinë.Sjellje që tregon qartësisht se udhëtimi drejt Parisit për momentin nuk është ndër prioritetet e argjentinasit. Tifozët francezë ndërkohë, prej dy ditësh kanë pushtuar ambientet pranë klubit apo edhe aeroportin e vogël të Burzhes, që përdoret për fluturimet private.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303