Lionel Messi pezullohet për tre muaj

lionel-messi-injury-messi-injured-groin-barcelona-soccer-injuries.jpg

Lionel Messi nuk do të mund të luajë me përfaqësuesen Argjentinase deri në 3 nëntor të këtij viti.

Komisioni i disiplinës së Konfederatës Amerikano-latine të Futbollit e dënoi kapitenin e skuadrës ‘Albiceleste’ me 3 muaj pezullin dhe 50 mijë Dollarë gjobë për deklaratat e forta të bëra gjatë Copa America pas ndeshjes me Kilin për vendin e tretë të kompeticionit.

Në atë ndeshje Messi u ndëshkua me kartonin e kuq pas një zënke me Gary Medel për të bërë më pas kritikat e forta ndaj CONMEBOL teksa arriti deri aty sa ta akuzojë për korrupsion.

Por Messi edhe përpara sfidës me Kilin kishte shfaqur pakënaqësitë e tij. Pas eliminimit të Argjentinës në gjysmëfinale nga Brazili, sulmuesi 32 vjecar tha se ‘Seleçao’ kontrollon dhe manipulon gjithçka dhe tani ai duhet të vuajë pasojat e këtij dënimi.

Kjo do të thotë se Messi nuk do të luajë në ndeshjet miqësore të Argjentinës me Kilin dhe Meksikën në 5 dhe 10 shtator dhe atë me Gjermaninë në 9 tetor, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova.

Pak javë më parë, Messi mësoi edhe dënimin për kartonin e kuq të marrë ndaj Kilit, 1 ndeshje pezullim dhe 1500 Dollarë borxh. këtë dënim sulmuesi do ta kryejë në mars kur Argjentina do të nisë kualifikueset për Botërorin e vitit 2022.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303